LAJMI I FUNDIT:

Meta: Akuzat ndaj meje, sajesa për të shmangur vëmendjen nga aferat e Qeverisë

Meta: Akuzat ndaj meje, sajesa për të shmangur vëmendjen nga aferat e Qeverisë

Ilir Meta reagoi ndaj njoftimit të Autoritetit të Dosjeve drejtuar Kuvendit, ku theksohet se ish-Presidenti i Republikës rezulton në shkresat e krijuara nga ish-Sigurimi i Shtetit. Duke i konsideruar këto si sajesa për të shmangur vëmendjen nga aferat e Qeverisë, Meta nuk kurseu akuzat ndaj Autoritetit të Dosjeve dhe Kuvendit të Shqipërisë, duke i bërë thirrje që t’i publikojnë të gjithë dokumentet e zbuluara. 

Politikani i nivelit të lartë me inicialet I.M., për të cilin Autoriteti i Dosjeve njoftoi se i ka gjetur emrin në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, është ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta.


“Në vijim të kërkesave dhe propozimeve tona të mëparshme, por sidomos duke marrë nxitje nga denoncimi më i fundit i ardhur në institucionin tonë mbi pastërtinë e figurës së një prej personaliteteve më të larta të shtetit, siç është Presidenti i Republikës, Ilir Metaj, i pajisur me certifikatë të pastërtisë së figurës nga Komisioni Mezini dhe Bezhani, e konfirmuar nga ana jonë me vendim të datës 28.04.2017, rezulton se në fakt figuron në dokumentet e krijuara nga strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit. Nëse institucioni do të ishte në kushtet e riverifikimit të pastërtisë së figurës së shtetasit Ilir Metaj, gjë të cilën nuk na e lejon neni 29, pika 4, e ligjit funksional, rezultatet e kërkimit do të ndryshonin”.

Ish-Presidenti, tashmë i kthyer në politikën aktive, i quajti të nxitura politikisht këto materiale, me qëllim dëmtimin e figurës së tij: “Është për të ardhur keq për sjelljen e “Autoritetit të manipulimit të Dosjeve”. Sepse e dinë që çfarë ka të manipuluar në ato dosje. Me një e-mail anonim, që kur të zbulohet do gajaseni të gjithë, na qenka zbuluar që pas 30 e ca vitesh, I.M. qenka ky njeri i cili që në mars të vitit 1992 është bërë deputet dhe iu është nënshtruar të gjithë filtrave të të gjithë komisioneve të të gjitha kohërave. Që nga filtri i Berishës, ku nuk kaloi gjysma e atyre që ishin pjesë e partisë ku unë bëja pjesë, tashmë të kthyer në parti patronazhistësh dhe fuksash”.

Autoriteti i Dosjeve: Ilir Meta figuron në shkresat e ish-Sigurimit

Shkresa e autoritetit vuri në lëvizje Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila thirri një nga një kryetarët e grupeve parlamentare dhe krerët e komisioneve të Ligjeve e të Sigurisë, duke i njoftuar për rastin në fjalë: “Është rast tronditës, jam e gatshme të mbledh Kuvendin në çdo kohë”.

Përgjigja e Metës ishte e ashpër: “Lindita e Ramës në Parlament që përdoret për nevojat personale të tij. Ai është parlament patronazhistësh, një parlament i korruptuar dhe me një opozitë plot me Lulush. Përderisa del ajo pula e Kuvendit aty, përdoret në atë mënyrë dhe u thotë shqiptarëve që ne do të zbulojmë I.M., turp i madh, faqezezë”.

Akuzat e ish-Kreut të Shtetit nuk munguan as për vetë insitucionin e drejtuar nga Genta Sula: “Ilir Meta është këtu pas 30 vitesh angazhimi në politikë, jo që nuk ka bërë gabime, por jo vetëm kaq, por do të vazhdojë edhe nja 30-40 vjet të tjera. Është autoriteti i 17 majit ky”. Autoriteti i Dosjeve kërkon nga Kuvendi që të ndryshojë ligjin në mënyrë që të ketë mundësi të riverifikojë edhe ata persona që në të shkuarën kanë kaluar filtrin e pastërtisë së figurës përmes certifikatave të lëshuara nga të ashtuquajturit komisionet Mezini dhe Bezhani, duke marrë si shembull rastin e Ilir Metës./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori