LAJMI I FUNDIT:

Meta: Akt historik për Maqedoninë (Foto)

Meta: Akt historik për Maqedoninë (Foto)

Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur votimin e Ligjit për gjuhën shqipe ku avancohet gjuha shqipe në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Meta votimin e ligjit e ka cilësuar si akt të rëndësishëm historik për të ardhmen e Maqedonisë.


”Përshëndes vendosmërinë për miratimin e ligjit të përdorimit të gjuhës shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë, si një akt i rëndësishëm historik e me rëndësi madhore, jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen europiane të Maqedonisë. Urime!”

Njejtë, sjelljen e këtij ligji e kanë përshëndetur edhe zyrtarë të Kosovës dhe Shqipërisë. /Telegrafi/