LAJMI I FUNDIT:

Messi dështon nga penalltia, mbron Navas

Messi dështon nga penalltia, mbron Navas
(Foto: Twitter/Screenshot)

Barcelona ka siguruar një penallti në minutat shtesë të pjesës së parë të takimit kundër Paris Saint-Germainit.

Rrëzimi i Antoine Griezmann në zonë e detyroi gjyqtarin kryesor të ndeshjes që të akordonte penallti.


Superylli Lionel Messi e mori përgjegjësinë, mirëpo goditjen e tij e mbrojti portieri Keylor Navas dhe me ndihmën e shtyllës pengoi golin e dytë.

I jashtëzakonshmi Messi rikthen shpresat e Barcelonës
Lexo po ashtu I jashtëzakonshmi Messi rikthen shpresat e Barcelonës

Theksojmë që Kylian Mbappe i kaloi parisienët në epërsi nga pika e bardhë, ndërsa Messi e barazoi rezultatin me një supergol.

Sidoqoftë, po të shënonte nga penalltia, gjithçka do të rihapej në pjesën e dytë. /Telegrafi/

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1369752755515064330