LAJMI I FUNDIT:

Messi deklarohet për humbjen shokuese të Argjentinës: Kurrë nuk kam marrë një goditje kaq të fortë

Messi deklarohet për humbjen shokuese të Argjentinës: Kurrë nuk kam marrë një goditje kaq të fortë

Lionel Messi është deklaruar për humbjen shokuese që ka pësuar Argjentina ndaj Arabisë Saudite me rezultat 2-1 në kuadër ët grupit C në Kampionatin Botëror.

Argjentinasit kaluan të parët në epërsi pas vetëm dhjetë minutash lojë, pikërisht përmes yllit të tyre, që realizoi nga penalltia, por në pjesën e dytë pësuan dy gola të shpejt.


Pas ndeshjes, Messi ka thënë se ata nuk e prisnin të fillonin Kampionatin Botëror në formë të tillë, derisa kjo humbje për të dhemb.

“Ishte një goditje e rëndë për ne. Nuk prisnim të fillonte kështu. Sidoqoftë, duhet t’i fitojmë ndeshjet e mbetura, gjithçka varet nga ne”, ka thënë fillimisht ai.

“Gabimet brenda pesë minutave na kushtuan me rezultatin 2:1. Ne u ngatërruam dhe pas golave gjërat u komplikuan edhe më shumë”.

“Nuk ka arsyetime për golat që nuk na i pranuan, pasi ishin në pozitë jashtë loje. E kemi ditur se Arabia Saudite është një ekip që nëse e lejon të luaj, do të shkaktojë telashe. Ata luajtën shumë mirë”.

“Kurrë nuk kam marrë një goditje kaq të fortë me këtë grup lojtarësh. Gjërat ndodhin për një arsye. Tani, padyshim se duhet t’i fitojmë dy ndeshjet tjera”, ka shtuar me tej Messi. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori