LAJMI I FUNDIT:

Messi bëhet lojtari që shënon më shumë gola për një ekip në Ligën e Kampionëve, kalon Ronaldon

Messi bëhet lojtari që shënon më shumë gola për një ekip në Ligën e Kampionëve, kalon Ronaldon
Lionel Messi (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Goli i Lionel Messit kundër PSV Eindhoven ndihmoi yllin e Barcelonës të kalojë Cristiano Ronaldon në një rekord të Ligës së Kampionëve që mbahej për një kohë të gjatë nga portugezi.

Ylli argjentinas shënoi një gol të bukur në minutën e 61-të të ndeshjes.

Barça fiton ndaj PSV-së dhe kualifikohet në fazën tjetër
Lexo po ashtu Barça fiton ndaj PSV-së dhe kualifikohet në fazën tjetër

Me këtë gol, Messi u zhvendos në kuotën e 106 golave për Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Festa e Messit pas golit të shënuar ndaj PSV-së (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Ky gol pati vlerën e një rekordi për sulmuesin argjentinas, i cili bëhet lojtari me më shumë gola për një klub të vetëm në këtë garë.

Tani Messi ka plot 106 gola me Barcelonën, duke lënë pas vete Ronaldon, i cili ka shënuar 105 gola me Real Madridin.

Ky rekord pritet të mbahet gjatë nga Messi, pasi tani sulmuesi portugez ka kaluar në radhët e Juventusit dhe një rikthim i tij thuajse është i pamundur.

PSV 1-2 Barça: Notat e lojtarëve, Messi ylli
Lexo po ashtu PSV 1-2 Barça: Notat e lojtarëve, Messi ylli

Messi dhe Ronaldo vazhdojnë të jenë në garë edhe për golashënuesin më të madh të gjitha kohërave.

Sulmuesi portugez qëndron më mirë, pasi ka plot 121 gola apo 15 më shumë se argjentinasi që ka 106 sosh. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori