Mësoni se peng i kujt është vazhdimi i Craig në rolin e James Bondit

Aktori Daniel Craig ka thënë se do të vazhdojë të luajë rolin e agjentit “007” nëse e lejon gruaja e tij, Rachel Weisz.
Ylli i filmit “The Spectre” nuk ka konfirmuar nëse do të realizojë edhe pjesën e pestë të “James Bondit”, por thuhet se e dëshiron rolin e agjentit edhe për këtë pjesë.
The Sun raporton se, Craig, 47-vjeçar, realizon shumë skena të vështira, derisa aktorja Rachel është e shqetësuar për lëndimet që pëson gjatë xhirimeve.
“Danieli natyrisht se do të bëjë më të mirën për martesën e tij, por ai dëshiron një tjetër Bond. Mund ta realizojë. Bondi është në gjakun e tij, por ka pësuar shumë lëndime”.
“Ai ka dhimbje të vazhdueshme, për të cilat është e shqetësuar Racheli dhe nuk dëshiron që ai të pësojë më shumë lëndime. Ajo dëshiron që ai ta ndërrojë faqen, edhe pse i pëlqejnë këto sfida”, ka thënë një burim, transmeton Koha.net.
Daniel Craig dhe Rachel Weisz janë martuar në vitin 2011.













































