LAJMI I FUNDIT:

Mësohet se diplomati i deportuar nga Bullgaria është Vladimir Romanchenko – ndihmës atasheh i Ambasadës ruse në Sofje

Mësohet se diplomati i deportuar nga Bullgaria është Vladimir Romanchenko – ndihmës atasheh i Ambasadës ruse në Sofje

Edhe pse zyrtarisht as pala bullgare dhe as ajo ruse nuk e kanë bërë të ditur identitetin e diplomatit rusë të deportuar nga Bullgaria, mediet e vendit kanë arritur të mësojnë se diplomati rus i shpallur “person non-grata”, është një nga dy ndihmës atashetë e Ambasadës ruse në Sofje.

Ambasada Ruse në Sofje ka dy ndihmës atashe, kolonelin Vladimir Romanchenko dhe nënkolonelin Alexei Brazhnik.


Koloneli Romanchenko mbanë këtë post për më shumë se 10 vite dhe se shërbimi i tij në Bullgari, përkon me kohen kur kishin ndodhur shpërthimet e depove të municioneve.

Kolonel Vladimir Romanchenko (rroba civile) dhe nënkolonel Alexei Brazhnik

Për shkak se ka qenë me shërbim në këtë vend në kohen kur ka ndodhur shpërthimi i parë i depove të armatimeve në vitin 2011, pothuajse të gjithë besojnë që personi i deportuar është Romanchenko.

Nënkoloneli Brazhnik kishte ardhur me shërbim në Ambasadën Ruse në Sofje më vonë, andaj ka më pak gjasa që të jetë personi i deportuar.

Si u përpoq Njësia 29155 e GRU-së ruse që nëpërmjet Çekisë dhe Bullgarisë të ndërhyjë në Ukrainë?
Lexo po ashtu Si u përpoq Njësia 29155 e GRU-së ruse që nëpërmjet Çekisë dhe Bullgarisë të ndërhyjë në Ukrainë?

Brazhnik e ka pasion qitjen me armë dhe për çdo vit ka marr pjesë në turneun e qitjes me armë, që organizohet për nderë të luftës bullgaro-serbe, që festohet edhe si dita e Forcave tokësore të Ushtrisë Bullgare.

Ai në vitin 2017, në kategorinë e  përfaqësuesve diplomatik të akredituar në Bullgari, kishte zënë vendin e parë dhe për këtë ishte nderuar me medalje dhe mirënjohje.

Alexei Brazhnik, pjesëmarrës në turneun e qitjes me armë

Vladimir Romanchenko dhe Alexei Brazhnik e kishin shef, atasheun ushtarak Vasily Sazanovich, i cili ishte shpallur “person non-grata” në muajin dhjetor të vitit të kaluar, pasi ishte zënë duke mbledhur informacione inteligjente, që kishin të bënin me Bullgarinë dhe NATO-n.

Në vend te Sazanovich, në Ambasadën Ruse në pozitën e atasheut ushtarak kishte ardhur Vadim Bazhanov, ndërsa në pozitat e ndihmës atasheve kishin vazhduar punën, Vladimir Romanchenkon dhe Alexei Brazhnik.

Atasheu ushtarak rus, Vasily Sazanovich, deportuar nga Bullgaria në dhjetor 2020

Dëbimi i ndihmës atasheut të Ambasadës së Rusisë në Sofje, vije dy ditë pasi që Shërbimi Inteligjent (DANS) dhe Prokuroria bullgare kishin bërë të ditur se kanë arritur të zbulojnë se mbrapa katër shpërthimeve të depove të municioneve (shpërthimi i parë kishte ndodhur në vitin 2011, ndërsa i fundit në 2020)  të biznesmenit Emilian Gebrev, qëndrojnë gjashtë agjentë GRU-së ruse, të cilat janë përgjegjëse edhe për tentimin për likuidimin e tij.

Se marrëdhënieve diplomatike bullgaro-ruse janë acaruar u pa edhe dje kur zëvëndëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva kishte biseduar me ambasadoren e Rusisë në Sofje, Eleonora Mitrofanova dhe i kishte kërkuar që Rusia të bashkëpunoj në hetimet në lidhje me shpërthimet dhe tentimin për likuidimin e biznesmenit bullgar Emilian Gebrev. Besohet që edhe ambasadorja Mitrofanova është pjesë e Shërbimit rus  Inteligjencës.

Zaharieva ja bëri me dije ambasadores Mitrofanova, se Bullgaria rezervon të drejtën për të ndërmarr veprime të mëtejme dhe kërkon nga ambasadori rus në Sofje, që të ndërpres veprimet e Shërbimeve ruse në Bullgari, të cilët shfrytëzojnë si mbulesë postet diplomatike, duke e shkelur Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
“Ishte thjesht kaos - ka pasur të shtëna majtas e djathtas”: Katër policë të vrarë, katër të tjerë të plagosur në një ‘rrethim shtëpie’ në Karolinën e Veriut

“Ishte thjesht kaos - ka pasur të shtëna majtas e djathtas”: Katër policë të vrarë, katër të tjerë të plagosur në një ‘rrethim shtëpie’ në Karolinën e Veriut

Amerika
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ushtari rus ka një porosi për ata joshen nga paratë për të luftuar në pushtimin e Ukrainës, paralajmërim i veçantë për të rinjtë pa përvojë luftarake

Ushtari rus ka një porosi për ata joshen nga paratë për të luftuar në pushtimin e Ukrainës, paralajmërim i veçantë për të rinjtë pa përvojë luftarake

Evropa
Kalo në kategori