LAJMI I FUNDIT:

Mësohet arsyeja se pse nuk janë pranuar skuadrat kosovare nga UEFA

Mësohet arsyeja se pse nuk janë pranuar skuadrat kosovare nga UEFA

Drejtori i përgjithshëm i Feronikelit, Artan Berisha ka konfirmuar se UEFA i ka njoftuar se nuk i plotësojnë dy kritere të nevojshme për pjesëmarrje në garat evropiane. Por, nuk merr fund me kaq.

Feronikeli dhe Prishtina nuk do të luajnë në kualifikime për Ligën e Kampionëve, përkatësisht Evropa Ligës.


UEFA nuk u ka dhënë licencën dy skuadrave të vetme kosovare që kishin fituar të drejtën, për shkak të mosrespektimit të dy kritereve bazë.

Drejtori i përgjithshëm i skuadrës kampione të Kosovës, Feronikeli, Artan Berisha, ka konfirmuar lajmin e keq.

“Sot rreth orës 18:00 kam marrë një telefonatë nga zyrtarë të UEFA-së të cilët më kanë njoftuar se nuk i kemi plotësuar dy kritere të kërkuara për pjesëmarrje në garat evropiane”, deklaroi ai për “Lajmi.net”.

“Nuk jemi vetëm ne, ato kritere tani për tani nuk i plotëson asnjë skuadër në Kosovë”, theksoi Berisha. Ai sqaroi se cilat janë ato dy kritere të cilat u kushtuan me mos marrjen e licencës për pjesëmarrje në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

“Kriteri i parë ka të bëjë me gjendjen financiare që nënkupton auditime dhe llogaritë. Thjesht, nuk kishim kohë të mjaftueshme që të përgatitemi për të gjitha sepse kanë qenë në pyetje pak javë. Kriteri i dytë është mungesa e infrastrukturës së nevojshme. Ne kemi kërkuar pranimin e stadiumit në Elbasan, por UEFA na ka thënë se një opsion i tillë mund të pranohet vetëm në rast të trazirave në vend”, sqaroi ai.

Megjithatë, në krejt këtë lajm të keq, ekziston një e mirë sepse Berisha njoftoi se UEFA u ka premtuar një shpërblim që pritet të jetë një shumë e caktuar parash për ekipin që fitoi titullin e kampionit në Kosovë. Kjo nuk e dekurajon skuadrën e Feronikelit.

“Nuk merr fund gjithçka ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë që pas një viti t’i plotësojmë të gjitha kriteret dhe të marrim pjesë në garat evropiane”, përfundoi Berisha.

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori