LAJMI I FUNDIT:

Mësohet agjenda e Kosovës para takimit me Malin e Zi

Mësohet agjenda e Kosovës para takimit me Malin e Zi

Është zbuluar agjenda e Përfaqësueses së Kosovës para takimit eliminator me Malin e Zi.

Kosova është nikoqire e Malit të Zi në takimin e tetë të vlefshëm për eliminatoret e Euro 2020 në kuadër të Grupit A.


Ky takim do të zhvillohet nesër (e hënë) në stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Beqiraj: Kosova ma kujton skuadrën tonë para shtatë - tetë vitesh, stadiumi plot, përplot optimizëm dhe dëshirë për t'u treguar
Lexo po ashtu Beqiraj: Kosova ma kujton skuadrën tonë para shtatë - tetë vitesh, stadiumi plot, përplot optimizëm dhe dëshirë për t'u treguar

Ekipi i Bernard Challandes ka bërë gati të gjithë përgatitjet dhe synon fitore nga ky takim para tifozëve të vet.

Tani është mësuar edhe agjenda e ekipit të Kosovës, por edhe të Malit të Zi për këtë takim:

Pamje nga takimi i parë i zhvilluar në Mal të Zi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Përfaqësuesja e Kosovës mban konferencë për medie para ndeshjes me Malin e Zi. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, 17:30)

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kualifikuese për Euro 2020. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)

Përfaqësuesja e Malit të Zi mban konferencë për medie, para ndeshjes me Kosovën. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, 19:30)

Përfaqësuesja e Malit të Zi do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kualifikuese për Euro 2020. 15 minutat e para janë të hapura për medie. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, 20:00)

/Telegrafi/