LAJMI I FUNDIT:

Mësohen 32 skuadrat pjesëmarrëse në Grupet e Ligës së Konferencës

Mësohen 32 skuadrat pjesëmarrëse në Grupet e Ligës së Konferencës

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e ‘Play-Off’-it në garën e tretë më të madhe evropiane për klube, Ligën e Konferencës.

Roma dhe Tottenham Hotspur si dy skuadrat favorite për ta fituar këtë garë kanë kaluar në fazën e grupeve.


Giallorosët mposhtën Trabzonsporin, derisa Spurs kanë triumfuar ndaj skuadrës portugeze Ferreira.

22 skuadra janë kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës, ndërsa atyre i janë shtuar edhe 10 skuadra që kanë rënë nga ‘Play-Off’-i i Ligës së Evropës.

Alashkert, Helsinki, Zorya, Randers, AZ Alkmaar, Cluj, Slovan Bratislava, Omania, Slavia Praga dhe Mura kanë rënë nga Liga e Evropës në atë të Konferencës.

Nga top pesë ligat më të mëdha evropiane në grupet e Ligës së Konferencës janë skuadrat si Tottenham Hotspur, Roma, Union Berlin dhe Stade Rennes.


Të gjitha klubet që do të marrin pjesë në grupet e Ligës së Evropës:

Kairat Almaty, Bodo/Glimt, Lincoln Red Imps, Jablonec, Anorthosis, Roma, CSKA Sofia, Feyenoord, Copenhagen, Basel, Maccabi Haifa, Rennes, Vitesse, Maccabi Tel Aviv, Gent, PAOK, Lask, Union Berlin, Qarabag, Flora, Tottenham, Partizan, Alashkert, Helsinki, Zorya, Randers, AZ Alkmaar, Cluj, Slovan Bratislava, Omania, Slavia Praga dhe Mura.

Shorti për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës do të hidhet të premten (nesër) me fillim nga ora 13:30.

Vlen të përmendet se finalja e madhe e Ligës së Konferencës do të zhvillohet në stadiumin Arena Kombëtare në Tiranë më 25 maj të vitit të ardhshëm.

/Telegrafi/