LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt që postojnë shumë selfie janë psikopatë dhe narcisoidë…

Meshkujt që postojnë shumë selfie janë psikopatë dhe narcisoidë…

Meshkujt që postojnë shumë selfie në rrjete sociale janë më të prirë të kenë trajta të psikopatit

Të paktën ky është konkludimi i një hulumtimi nga Universiteti i Ohio ku ka studiuar 800 meshkuj dhe sjelljet e tyre shoqërore.


Këtyre meshkujve iu ishte kërkuar ta kompletonin një anketim online dhe t’i përgjigjeshin disa pyetjeve të zakonshme, të cilat kishin treguar për trajtat e tyre personale si narcisizmi, psikopatia dhe vet-objektivizimi.

Dhe, çfarë mendoni se kishte ndodhur? Meshkujt që postojnë shumë selfie posedojnë më shumë trajta narcisoide sesa të tjerët. Narcisoidët mendojnë se janë më të mençur, më të bukur dhe më të mirë se të tjerët, transmeton Telegrafi.

Veç kësaj, këta meshkuj dhe kanë shënuar pikë të larta në vet-objektivizim, pasi që këta e shohin veten më shumë si objekt sesa si një person. Për ta, vlera më e lartë është pamja fizike!

Por, a janë këta meshkuj vetëm viktimë e këtyre teknologjive objektivizuese?

Në të vërtetë jo, pasi që anketimet e para eksploruese mes femrave kishin paraqitur të njëjtat rezultate. Megjithatë, ka një dallim të madh, pasi që zbulimi tregon se femrat të cilat postojnë shumë selfie kanë nivele më të larta të vet-objektivizimit.

Kjo dukuri mund të shpijë deri tek një problem më i madh sepse mund të rezultojë në depresion apo çrregullim të dëshirës për t’u ushqyer. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori