0Shares

Deontay Wilder do të jetë i pranishëm në Windsor Park të Belfastit për ta ndjekur nga afër meçin ndërmjet Tyson Furyt dhe Francesco Pianetas.

Ish-kampioni i unifikuar botëror do të përballet me sfiduesin e dyfishtë për titull të shtunën mbrëma, ndërsa pranë ringut do të qëndrojë kampioni në fuqi i WBC-së.

Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Getty Images)

Amerikani 32-vjeçar është ftuar në rolin e analistit televiziv për BT Sport. Në ndërkohë, ai do ta ketë mundësinë ta shohë nga afër kundërshtarin e tij të radhës, Tyson Fury.

Lajmet për WILDER Lajmet për WILDER

Ekipi i Wilder e ka konfirmuar duelin ndaj boksierit britanik që do të ndodhë në nëntor ose në dhjetor.

Mirëpo, që të përballet me Deontay, Fury duhet fillimisht që ta mposhtë kundërshtarin e tij italian.

Ndërsa për ta ndezur atmosferën, ‘Bomberi i Bronztë’ ka bërë disa postime në rrjetet sociale, fillimisht duke i njoftuar fansat e tij se do të ishte i pranishëm në Belfast.

Ndërsa pas konfrontimit me babanë e Furyt dhe me boksierin gjatë matjeve, amerikani ka publikuar një video duke i paralajmëruar tifozët e tij për një supermeç.

Theksojmë se Wilder vendosi të ndeshet me Tyson, pasi që ka dështuar për këtë vit dueli ndaj kampionit të unifikuar të IBF, WBA dhe WBO, Anthony Joshua. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)