LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi i madh i Joshuas për Ruizin: Kemi shkruar histori

Mesazhi i madh i Joshuas për Ruizin: Kemi shkruar histori

Anthony Joshua është shprehur shumë i lumtur me fitoren në rimeçin ndaj Andy Ruizit.

Boksieri britanik e mposhti meksikano-amerikanin mbrëmë në Arabinë Saudite, duke iu hakmarrë kështu për humbjen e 1 qershorit.


Ruiz i shkaktoi humbjen e parë në karrierë Joshuas para gjashtë muajsh, por edhe që i mori tre titujt e kampionit të botës.

Andy Ruiz – Anthony Joshua (Foto:Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

WBA, WBO dhe IBF kishin kaluar te meksikani, por nga mbrëmë, që të tre janë kthyer sërish në pronësi të AJ.

Britaniku ka shkruar në llogarinë e tij në Instagram, duke thënë se së bashku me Ruizin kanë shkruar histori.

Të ardhurat e Joshuas në rimeçin ndaj Ruizit kalojnë shumën e 100 milionë eurove
Lexo po ashtu Të ardhurat e Joshuas në rimeçin ndaj Ruizit kalojnë shumën e 100 milionë eurove

“Strategji dhe lojalitet! Nuk jam perfekt, por jam duke tentuar, një tjetër moment kyç për boksin britanik. Faleminderit të gjithë stafit tim, një natë që do ta kujtojmë dhe faleminderit te Ruiz JR ne kemi shkruar histori”, ka shkruar Joshua në rrjetin social.

Kujtojmë se Joshua fitoi pas 12 raundeve me anë të pikë ndaj Ruizit. /Telegrafi/