LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi emocionues i Emina Çunmulajt në mbështetje të shqiptarëve për zgjedhjet në Mal të Zi: Mos harroni se gjaku nuk është ujë

Mesazhi emocionues i Emina Çunmulajt në mbështetje të shqiptarëve për zgjedhjet në Mal të Zi: Mos harroni se gjaku nuk është ujë
Foto: Instagram

Ditë më parë, modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, mori rrugën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’u rikthyer në vendlindje, në Mal të Zi.

Mirëpo ardhja e saj nuk kishte të bënte vetëm me dëshirën për të parë familjen, por edhe për të kryer obligimin e saj si qytetare në Zgjedhjet Parlamentare të 31 gushtit në Mal të Zi.


Ajo dha mbështetjen e saj për Listën Shqiptare, duke u bërë thirrje të gjithë bashkëkombësit e saj që të votonin për shqiptarët në këto zgjedhje.

Në një intervistë të realizuar në qendrën e votimit, pak minuta pasi kreu obligimin e saj si qytetare, Çunmulaj dha një mesazh emocionues për shqiptarët, duke bërë thirrje që të tregojnë sa më shumë mbështetje për njëri-tjetrin, pasi vetëm në këtë formë mund të ecim përpara.

“Mburrem që kam të drejtë me votuar si shqiptare në Mal të Zi. Mburrem që jam shqiptare prej Malit të Zi, kështu që dua të mburren edhe të gjithë shqiptarët e Malit të Zi. Të bashkohemi me njëri-tjetrin, se pa njëri-tjetrin nuk mundemi kurrsesi. Më kujtohet që kur isha fëmijë, ecja 2 orë në këmbë për të shkuar, librat i blinim vetë. Sot nuk është e lehtë të fitohet leku, pandemia, katastrofa nëpër botë. Ne jemi vend i vogël dhe popull i vogël, duhet të ngrihemi për njëri-tjetrin. Ne i themi njëri-tjetrit ‘mirëmëngjes’”, tha ajo.

Modelja e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thotë se pavarësisht se vajzat e saj nuk e kanë babanë shqiptarë, ato e flasin fare mirë gjuhën shqipe.

“Mos harroni se gjaku nuk është ujë. Shqiptarët duhet të ngrihen, se fëmijët e tyre nuk do të flasin shqip. Unë jam rritur në këto troje, vend më të bukur se Ulqinin nuk kam, vij këtu, sepse flitet shqip. Kam qejf kur hyj në doganë dhe flas shqip. Kjo është diçka që s’mund me ta heq kush prej shpirtit. Vajzat e mia nuk e kanë babanë shqiptar, por ju flas shqip. Nuk mundemi të harrojmë nga vijmë, të shëtisim në gjithë botën, prapë shqip duhet të flasim. Duhet të votojmë për gjuhën tonë”, ka thënë tutje Emina Çunmulaj përgjatë intervistës.

E pyetur në fund se nëse mendon se do ishte mirë që shqiptarët të garonin në një listë të vetme dhe jo në dy lista të ndara, Emina u përgjigj me “Po”, duke u shprehur se do të donte bashkimin e shqiptarëve në një listë të vetme në Zgjedhjet Parlamentare – gjë e cila nuk ndodhi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri

Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri "Sheqer"

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori