LAJMI I FUNDIT:

Mes bombardimeve dhe një udhëtimi 54 orësh – Mykhailo Golod u ndihmua të arratisej nga Ukraina, por jo edhe familja e tij

Mes bombardimeve dhe një udhëtimi 54 orësh – Mykhailo Golod u ndihmua të arratisej nga Ukraina, por jo edhe familja e tij

Ishte një moment i hidhur kur Mykhailo ‘Misha’ Golod doli nga avioni në Aeroportin Ndërkombëtar të Orlandos të premten, më 11 mars.

Ky shënoi fundin e një rrugëtimi maratonë që 15-vjeçari dhe nëna e tij Vita kishin ndërmarrë për t’i shpëtuar zonës së luftës në atdheun e tij në Ukrainë.


Por mbërritja e tij në SHBA – ndërkohë që siguroi qetësinë e tij – pati një çmim.

Mykhailo 'Misha'  Golod qëndron për një foto përpara klubit në TPC Sawgrass gjatë raundit të fundit të Kampionatit të Lojtarëve.

Nëna e tij së shpejti do të kthehej në Ukrainë për të qenë me babanë e tij, i cili duhej të qëndronte për shkak të ligjit ushtarak, dhe gjyshërit e tij. Edhe pse Golod mendon se gjyshërit dhe nëna e tij do të udhëtojnë në SHBA, ai nuk është i sigurt se kur do ta takojë më pas babanë e tij, Oleg.

Edhe pse ai e vlerëson sigurinë e tij, kthimi i shumicës së familjes së tij në Ukrainë në mes të pushtimit rus të vendit ka rënduar shumë mbi të.

“Është shumë shkatërruese, por fatmirësisht, ata të gjithë kanë Wi-Fi dhe një burim interneti, ushqimi, ujë, dhe unë ende mund të flas me ta dhe të sigurohem se janë të sigurt”, deklaroi ai për Jim Sciutto të CNN. “Dhe e di që pasi të ketë mbaruar gjithçka, unë patjetër do t’i sjell këtu që të jenë me mua”.

Tenisti ukrainas e lë reketën për ta rrokur pushkën - Stakhovksy rrëfen situatën e tensionuar nga vija e parë e luftës
Lexo po ashtu Tenisti ukrainas e lë reketën për ta rrokur pushkën - Stakhovksy rrëfen situatën e tensionuar nga vija e parë e luftës

Golod shtoi më pas: “Babai im do të mund të largohet vetëm pasi të përfundojë ligji ushtarak. Përndryshe, ai do të duhet të qëndrojë atje dhe ne do të shpresojmë për më të mirën”.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, Golod dhe familja e tij bënë atë që bënë shumë ukrainas të tjerë dhe u bunkeruan në Kiev me shpresën se gjithçka do të mbaronte së shpejti.

Golod i tha CNN se ai kaloi një javë e gjysmë në “bombardimet” ruse të kryeqytetit të Ukrainës, sepse “shpërthimet nuk ishin aq afër shtëpisë sonë”.

Golod pozon me Harold Varner III në TPC Sawgrass gjatë Kampionatit të Lojtarëve.

“Por, në momentin që e dinim se bombardimet ishin në qytetin tonë, e dinim se duhej të largoheshim dhe të më nxirrnim jashtë dhe më pas prindërit e mi do të ktheheshin për të nxjerrë prindërit e tyre jashtë”, shpjegoi ai.

Dhe ishin lidhjet e Golod me golfin që i ofruan atij një rrugë për në SHBA.

15-vjeçari është një nga lojtarët më të mirë të rinj në Ukrainë dhe ka marrë pjesë në gara në mbarë botën.

Historia e pabesueshme e portierit me origjinë ruse: Braktisi futbollin për të mbrojtur Ukrainën
Lexo po ashtu Historia e pabesueshme e portierit me origjinë ruse: Braktisi futbollin për të mbrojtur Ukrainën

Vetëm vitin e kaluar, Golod u bë ukrainasi i parë që konkurroi në Turneun e Juniorëve të SHBA të Shoqatës së Golfit të Shteteve të Bashkuara (USGA), i cili u zhvillua në Country Club të Karolinës së Veriut verën e kaluar.

Pas një udhëtimi rraskapitës, i cili filloi me një makinë dhe përfundoi kur ai zbarkoi në Orlando, duke zgjatur afërsisht 54 orë, ishte një vizë që ai kishte marrë duke luajtur në një turne në SHBA që e ndihmoi të rihynte në vend.

Dhe i sigurt në SHBA, Golod dënoi atë që po ndodh përsëri në atdheun e tij.

Golod pozon me Rory McIroy gjatë Kampionatit të Lojtarëve.

“Diçka që po ndodh në Ukrainë nuk duhet të ndodhë në mes të Evropës në shekullin 21”, potencoi ai. “Fëmijët po humbasin shtëpitë e tyre, po vdesin, po humbasin jetën”.

“Dhe është shkatërruese dhe njerëzit duhet ta dinë të vërtetën sepse ka shumë lajme të rreme që qarkullojnë. Por në realitet, ajo që po ndodh është se i gjithë vendi po shkatërrohet. Nuk është çmilitarizim apo shkombëtarizim, ai në fakt po shkatërrohet nga (Vladimir) Putini dhe duhet të ndalet”.

Kur ai ishte ende në Kiev, gjendja e vështirë e Golod filloi të qarkullonte gjerësisht në internet pasi një intervistë me Golf Digest theksoi situatën e rëndë të tij dhe të familjes së tij.

Dhe intervista bëri që anëtarët e komunitetit të golfit të organizoheshin në përpjekje për të ndihmuar situatën e tij.

Heroi i Arsenalit, Oleg Luzhny thotë se ishte një 'vendim i lehtë' t'i bashkohej vijës së parë të luftës në Ukrainë ndaj ushtrisë ruse
Lexo po ashtu Heroi i Arsenalit, Oleg Luzhny thotë se ishte një 'vendim i lehtë' t'i bashkohej vijës së parë të luftës në Ukrainë ndaj ushtrisë ruse

Jim Nugent, anëtar bordi në Shoqatën Amerikane të Golfit Junior dhe instruktori i golfit David Leadbetter filluan procesin e ofrimit të ndihmës.

Nugent tha për CNN Sport se dëgjimi i rrëfimit të Golod “më ka preku në shpirt” dhe kjo është arsyeja pse ai dhe Leadbetter ofruan ndihmën e tyre.

“Dhe kështu unë thirra (Leadbetter) dhe ne biseduam për këtë dhe ai tha: “Epo, ne duhet të bëjmë diçka për këtë’. Dhe unë i thashë: “Çfarë keni në mendje?” Ai tha: ‘Ne do ta nxjerrim atë nga Ukraina. Do ta fusim në akademinë time në Orlando, Florida, dhe unë do ta çoj në shkollë dhe ai do të fillojë një jetë të re”, shpjegoi Nugent.

Dhe kështu, ata u përpoqën të bënin ç’të mundnin për të ndihmuar Golodin dhe familjen e tij në udhëtimin e tyre.

Nugent shpjegon se ai kaloi kohë në telefon duke marrë angazhime financiare nga USGA dhe Country Club i Karolinës së Veriut për të ndihmuar udhëtimin e tij nga Ukraina. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori