LAJMI I FUNDIT:

Merreshin me kultivimin e kanabisit në Mekat të Vlorës, arrestohen dy persona

Merreshin me kultivimin e kanabisit në Mekat të Vlorës, arrestohen dy persona

Dy persona të akuzuar për kultivim kanabisi kanë rënë sot në prangat e policisë në Vlorë.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë një 59-vjeçar me inicialet B.M dhe një 58-vjeçar me inicialet B.B, banues në fshatin Mekat.


Njoftimi i plotë i policisë:

“Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Vlorës asgjëson disa bimë narkotike dhe vë në pranga kultivuesit e tyre.

Seksioni i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Mekat, Njësia Administrative Shushicë.

Në vijim të veprimeve, janë arrestuar në flagrancë shtetasit B.M., 59 vjeç dhe B.B., 58 vjeç, banues në fshatin Mekat.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim”./lapsi.al

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori