LAJMI I FUNDIT:

Merren në pyetje 30 persona lidhur me zjarrin në katedralen Notre Dame

Merren në pyetje 30 persona lidhur me zjarrin në katedralen Notre Dame

Një zyrtar i gjykatës së Parisit tha se hetuesit morën në pyetje rreth 30 vetë pas një zjarri që shpërtheu në katedralen Notre Dame në Paris. Ai tha se shumica e tyre ishin të punësuar në renovimin e monumenteve.

Një zyrtar, i cili deshi të mbetej anonim për shkak të zhvillimit të hetimeve, tha se alarmet mbi zjarrin ishin lëshuar dy herë dje.


“Për herë të parë, disa njerëz, përfshirë një zjarrfikës kujdestar, shkuan për të verifikuar çatinë dhe nuk panë asgjë. Kur alarmi ra për herë të dytë ishte tepër vonë, pasi zjarri ishte shumë i fortë”, tha zyrtari.

Ai tha se midis 40 dhe 50 hetues janë duke punuar në zbardhjen e rastit, por nuk u lejuan të hyjnë në ndërtesë për arsye sigurie.

Konstruksioni i katedrales së Notre Dame po mbahet mirë pas zjarrit, por ka pjesë të paqëndrueshme brenda, njofton Qeveria franceze.

Siç kanë thënë zyrtarët, është e nevojshme të kalojnë 48 orë për të qenë në gjendje të sigurt të konkludohet se situata është e qëndrueshme. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori