Sekretari amerikan i Mbrojtjes në detyrë, Pat Shanahan ka theksuar se Pentagoni mbetet “i përqëndruar në detyrën për mbrojtjen e vendit”. Zoti Shanahan i bëri komentet kur mori detyrën pas dorëheqjes së Sekretarit Jim Mattis.
“Mirëpres bashkëpunimin me Presidentin Trump për të vënë në jetë vizionin e tij, në bashkëpunim me drejtuesit e tjerë të këtij institucioni, shtabin e përbashkët, komandantët dhe zyrtarët e lartë në Departamentin e Mbrojtjes”, ka thënë ai.
Ndryshe nga Gjenerali Mattis, i cili mori drejtimin e Pentagonit pas një karriere të gjatë me Marinën Amerikane dhe pas shërbimit në Afganistan si komandant i lartë, zoti Shanahan nuk ka përvojë ushtarake.
Ai filloi punën në Pentagon në 2017, pas një karriere 30-vjeçare për kompaninë e aviacionit, Boeing ku ka drejtuar programe civile dhe ushtarake.
Jim Mattis dha dorëheqjen më 20 dhjetor, pas takimit në Shtëpinë e Bardhë ku pati mospajtime me Presidentin Trump lidhur me vendimin e tij për t’u tërhequr nga Siria. Trupat amerikane u dislokuan në Siri për të mbështetur operacionet kundër Shtetit Islamik. /voa/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre