LAJMI I FUNDIT:

Merkel: Turqisë nuk do të mund t’i hiqen vizat më 1 korrik

Merkel: Turqisë nuk do të mund t’i hiqen vizat më 1 korrik

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se plani i Bashkimit Evropian, për t’i ofruar Turqisë udhëtimin pa viza më 1 korrik, do të shtyhet, për shkak të shqetësimeve se Ankaraja nuk i ka përmbushur kushtet.

Blloku ka kërkuar që Turqia të zbatojë një sërë reformash, përfshirë ndryshimin e ligjeve për terrorizëm, por Ankaraja, deri më tash, ka refuzuar t’i kryejë ato.


Merkel, pas një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Stamboll, ka thënë se kërkesat për marrëveshjen nuk janë përmbushur ende.

Merkel ka thënë se i ka shprehur Erdoganit “shqetësimin e saj të thellë” edhe për një ligj, i cili u heq imunitetin ligjvënësve turq.

Kritikët thonë se me këtë ligj synohet të dëbohen ligjvënësit pro-kurdë nga Parlamenti, transmeton rel.

Marrëveshja për viza është pjesë e një pakti më të gjerë midis Turqisë dhe BE-së për zgjidhjen e krizës me migrantë në Evropë.

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Azia
Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Kalo në kategori