LAJMI I FUNDIT:

Merkel tregon se çfarë kanë biseduar me presidentin Trump për Kosovën

Merkel tregon se çfarë kanë biseduar me presidentin Trump për Kosovën

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, në të cilën ajo ka propozuar një plan veprimi për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kroacisë dhe Gjermanisë.

Megjithatë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë konferencës së përbashkët, Merkel ka bërë të ditur edhe detajet e telefonatës së saj me presidentin amerikan, Donald Trump.


Lidhur me këtë, Merkel ka thënë: “Ne mbështesim të gjitha bisedimet që çojnë në zgjidhje, por ne njëkohësisht theksojmë se integriteti territorial i cili ekziston tani është shumë i rëndësishëm”.

“Ne duhet të kemi kujdes që lëvizjet nga njëra anë nuk çojnë në disa lëvizje të tjera nga ana tjetër”, ka thënë Merkel.

Ndërsa kryeministri Plenkoviç ka thënë se Kroacia avokon për një zgjidhje paqësore të problemit midis Kosovës dhe Serbisë, pasi çdo lloj “lëvizje” e kufijve do të hapte kutinë e Pandorës.

Siç është raportuar më herët, gjatë telefonatës, kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kanë ndarë shqetësimet rreth zhvillimeve në Siri, veçanërisht situatën humanitare në rajon rreth Idlibit.

“Rusia është thirrur të veprojë në mënyrë të matur ndaj qeverisë siriane dhe të parandalojë një përshkallëzim të mëtejshëm, ka thënë Steffen Seibert, zëdhënësi i Merkel, pasi dy krerët folën me telefon.

Seibert, duke mos elaboruar, gjithashtu ka thënë se të dy liderët folën gjithashtu për Ukrainën, Ballkanin Perëndimor dhe tregtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori