LAJMI I FUNDIT:

Merkel i bën thirrje Putinit të ndërhyjë në krizën kufitare të Bjellorusisë

Merkel i bën thirrje Putinit të ndërhyjë në krizën kufitare të Bjellorusisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që të ndërhyjë në krizën e migracionit në kufirin Bjellorusi-Poloni në një apel për sponsorin kryesor të huaj të Minskut.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, në një telefonatë, Merkel i tha Putinit se “shfrytëzimi i emigrantëve nga regjimi bjellorus ishte çnjerëzor dhe i papranueshëm dhe i kërkoi [Putinit] të ndikonte mbi regjimin në Minsk”, tha zëdhënësi i kancelares, Steffen Seibert.


Biseda erdhi vetëm disa orë pasi kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, akuzoi Putinin për “kontrollimin” e krizës në kufirin e Bjellorusisë me BE-në.

Polonia dhe Lituania kanë shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në kufijtë e tyre me Bjellorusinë, ku Aleksander Lukashenko është akuzuar për transportimin e azilkërkuesve nga Lindja e Mesme në kufijtë e BE-së, si hakmarrje për kritikat e bllokut për goditjen ndaj opozitës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori