LAJMI I FUNDIT:

Mërgimtarit i humb portofoli me rreth 2 mijë euro në Viti, qytetari e gjen dhe ia dorëzon

Mërgimtarit i humb portofoli me rreth 2 mijë euro në Viti, qytetari e gjen dhe ia dorëzon

Në qytetar me inicialet D.S e ka dorëzuar një portofol me para të enjten në stacionin policor në Viti.

Policia njofton se në të nuk kishte asnjë dokument identifikuar, por ishte një shumë e parave në vlerë prej 1 mijë e 940 dhe 100 franga zvicerane.


“Sot me datën 06.07.2023, rreth orës12:25 ka ardhur në Stacionin Policor Viti një qytetar me inicialet D.S.  dhe deklaron se ka gjetur një Portofol me ngjyre te  zezë, ne te cilën nuk kishte asnjë dokument identifikues, por në portofol ishte një shumë e parave në vlerë prej njëmijë e nëntëqind e dyzet euro dhe gjashtëdhjetë e pesë cent (1940.65) Euro si dhe njëqind (100) franga Zvicerane”, thuhet në njoftimin për media.

Policia thotë se nëpërmjet rrugëve operative ka arritur ta identifikojë personin (një mërgimtar) që i kishte humb portofoli, dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer, ku me rastin e kthimit i pranishëm ishte edhe qytetarit që e ka gjetur portofolin.

“Pronari falënderon Policinë e Kosovës edhe palën qe i ka kthyer portofolin. Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori