LAJMI I FUNDIT:

Mercedes GT R me 570 KF, vjen vitin e ardhshëm (Foto)

Mercedes GT R me 570 KF, vjen vitin e ardhshëm (Foto)

Kompania Mercedes-Benz është duke u bërë gati që t’i kundërpërgjigjet Porschesë dhe modelit të saj 911 GT3 RS, me një version mahnitës. Kjo veturë me dy dyer apo siç njihet ‘coupe’, është emëruar GT R.

Makina me dy ulëse, që është në vazhdën e modeleve GT dhe GT S, do të punohet në Sidelfingen të Gjermanisë, ndërsa pritet të debutojë në Goodwood Festival of Speed që zhvillohet në qershor të vitit të ardhshëm.


GT R është i treti i këtij lloji, ndërsa pritet të punohen edhe dy modele tjera, për të përmbyllur edicionin e pesë makinave të tilla.

Së bashku me motorin e ri që ka 570 kuaj fuqi, kjo makinë do të ketë ripunime të ndryshme në pjesën e brendshme. /Telegrafi/

gtr1 gtr2