Mercedes-Benz po prezanton një version të ri të blinduar të modelit S-Klasa, i cili për herë të parë vjen me sistem të tërheqjes në të gjitha rrotat (4x4).

Sipas raportimeve, ky është një version i përmirësuar i limuzinës luksoze të Mercedes-Benz, e cila është përshtatur për mbrojtje të nivelit të lartë, duke e bërë atë të përshtatshme për përdorim në situata të rrezikshme apo për persona VIP.


Modeli i ri i blinduar S-Klasa ruan komoditetin dhe luksin karakteristik të serisë, por është pajisur me elemente të fortifikuara të karrocerisë dhe sisteme sigurie të avancuara.

Risia kryesore është se për herë të parë ky version vjen me sistem të tërheqjes në të katër rrotat, gjë që përmirëson stabilitetin dhe performancën në kushte të vështira rrugore.

Ky zhvillim tregon përpjekjet e Mercedes-Benz për të kombinuar luksin, teknologjinë dhe sigurinë në nivele edhe më të larta, duke e bërë S-Klasën e blinduar një nga limuzinat më të avancuara në segmentin e saj. /Telegrafi/