LAJMI I FUNDIT:

Mënyra më e mirë për ta mbajtur të angazhuar fëmijën tuaj! (FOTO)

Mënyra më e mirë për ta mbajtur të angazhuar fëmijën tuaj! (FOTO)

Çdo prind është i vetëdijshëm që fëmija i vogël nuk mund të përqendrohet në diçka për shumë gjatë.

Edhe nëse i jep atyre ndonjë lodër që e kanë ëndërruar për muaj të tërë, ai apo ajo do të mërziten nga ajo lodër dhe pastaj do të vendos të luaj me gjëra tjera që gjenden në shtëpi, transmeton Telegrafi.


Një baba, duke e vërejtur që fëmijës së tij i pëlqejnë më së shumti gjërat e ndryshme në shtëpi, kishte vendosur të krijonte një lodër të madhe me duart e tij.

Ai kishte marrë gjëra të ndryshme të shtëpisë, duke filluar nga mbajtësi i letrës së tualetit e deri te celulari dhe i kishte vendosur në një tabelë të madhe. Tani, është e pamundur që fëmija të kërkoj mjete tjera në shtëpi për të luajtur me to.

Tabelën mund ta dekoroni duke përdorur letër me ngjyrë, stilolapsa, piktura etj. /Telegrafi/