LAJMI I FUNDIT:

Mëngjesi i “çuditshëm” i Marilyn Monroe

Mëngjesi i “çuditshëm” i Marilyn Monroe

Nuk është sekret që Marilyn Monroe vazhdon të frymëzojë gratë me modën e saj.

Sidoqoftë, jo shumë nga admiruesit e saj në ditët moderne janë njohur me recetat e aktores së ndjerë – dhe rezulton se nuk kanë humbur shumë.


Në një intervistë të vitit 1952 me revistën Pageant, Monroe shpjegoi pse shumë njerëz i konsideronin zakonet e saj të ngrënies “të çuditshme”.

Por, sipas bisedës së arkivuar, aktorja nuk pa asgjë të çuditshme në lidhje me ushqimin e saj.

“Para se të bëj dushin e mëngjesit, filloj të ngroh një filxhan qumësht në pjatën e nxehtë që mbaj në dhomën time të hotelit. Kur është nxehtë, unë thye dy vezë të papjekura në qumësht, i tund me pirun dhe i pi gjatë ndërsa unë vishem. Unë e plotësoj këtë me një pilulë multivitaminash dhe dyshoj nëse ndonjë mjek mund të rekomandojë një mëngjes më ushqyes për një vajzë që punon”, tha ajo.

Duke marrë parasysh sa e famshme ishte Marilyn Monroe (dhe akoma është), të gjithë do të mendonin se ajo hante diçka tepër të veçantë ose mbase do ishte mendimi se ajo niste ditën me disa fruta dhe perime të shëndetshme.

Por, edhe pse mëngjesi i Marilyn Monroe nuk është shumë i pëlqyer, është e vlefshme të mbash në mend se ai përmban shumë proteina. Ato mund t’ju ndihmojë të mos ndjeni uri për një periudhë më të gjatë kohore. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Kalo në kategori