LAJMI I FUNDIT:

Menduh Thaçi: Temën e “20 përqindëshit” në takim e hapi Ali Ahmeti

Menduh Thaçi: Temën e “20 përqindëshit” në takim e hapi Ali Ahmeti

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi thotë se dje në takimin e lidërve për temën e “20 përqindëshit” është folur dhe se këtë temë e ka hapur Ali Ahmeti.

“Temën e 20 përqindëshit e hapi z. Ahmeti me një korrektësi të shpjegimit të bashkëbisedimit që kemi pasur ne të dy, me sqarimet se tashmë janë plotësuar të gjitha kushtet që ky formulim jodinjitoz për popullin shqiptar dhe për gjuhën shqipe të eliminohet, me sqarimin se ky kompromis është pranuar në Marrëveshjen e Ohrit për ta përmbyllur sa më shpejtë konfliktin”, tha në emisionin “Klan Debat” Menduh Thaçi.


Thaçi mohoi se në takim për këtë temë të ketë folur Taravari i Aleancës për Shqiptarët, duke thënë se nuk i kujtohet, porse e mbante mend se për të njëjtën temë ka folur edhe Afrim Gashi.

Thaçi gjithashtu komnetoi edhe pjesëmarrjen e kreut të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski në këtë takim. Sipas Thaçit, Mickoski tashmë është bërë pjesë e procesit për ndryshimet kushtetuese, pavarësisht se ai është kundër.

“Lideri i opozitës maqedonase nuk ishte i vetëdijshëm se çka ndodh. Ai u bë pjesë e procesit, pavarësisht qëndrimeve të tij dhe partisë së tij që janë kundër. Ai sot u bë pjesë e ndryshimeve kushtetuese. Ju në demokraci mund të jeni gjithmonë kundër, por duhet të jeni pjesë e procesit. Ky është kuptimi themeltar i demokracisë”, u shpreh Menduh Thaçi.

Thaçi vlerëson se brenda kësaj periudhe prej rreth 5 muajsh pritet që të sigurohen numrat e nevojshëm për votimin e ndryshimeve kushtetuese.