eksperti-banner

Policia e New Yorkut ka qëlluar për vdekje një burrë më ngjyrë i cili çrregullime bipolare, pasi e kishin ngatërruar një "gyp" të vogël të metaltë që u është dukur atyre se ishte revole.

Saheed Vassell, 34-vjeç, po mbante në dorë "gypin" në drejtim të qytetarëve, dhe nuk u bindej urdhrave të policisë që ta lëshojë në tokë "revolen", transmeton Telegrafi.


2 29

Tre policë civilë dhe një i uniformuar, kanë gjuajtur 10 plumba në drejtim të Vassell në një rrugë në Brooklyn të New Yorkut. Mediat amerikane raportojnë se ai ka vdekur në spital.

3 27

Vrasja e një burrë tjetër me ngjyrë të paarmatosur ka shkaktuar reagimet dhe protesta në gjithë SHBA-të. Ndërkaq, prokuroria e New Yorkut janë duke hetuar rastin dhe pritet së shpejti të dalin me një vendim.

4 25

"Jemi të përkushtuar të kryejmë hetime të pavarura dhe sa më profesionale", ka deklaruar Amy Spitalnick, zëdhënësja e prokurorisë së Neë Yorkut. /Telegrafi/

1 62

5 20