LAJMI I FUNDIT:

“Mendova se do të më mbyt” – Policja angleze rrëfen momentin kur një burrë e goditi dy herë në kokë me shishe të shampanjës (Video, +18)

“Mendova se do të më mbyt” – Policja angleze rrëfen momentin kur një burrë e goditi dy herë në kokë me shishe të shampanjës (Video, +18)

Një police angleze kishte pësuar lëndime në kokë kur një burrë në Nottingham e sulmoi me shishe të shampanjës në kokë, kurse ajo pranoi se në ato momente kishte besuar se ai do të mbyt.

Anne Bloomfield ka përfunduar në tokë dhe për disa sekonda pavetëdije kur u godit dy herë në kokë me shishe të shampanjës nga Lee Carl Wright i cili është dënuar me dy vite e tetë muaj burg, transmeton Telegrafi.


Ai është shpallur fajtor të premten e kaluar, nën akuzën për sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë dhe shkaktim i lëndimit trupor. Ndërsa kamerat e vendosura në uniformën e policisë kanë filmuar gjithçka.

“Ai më goditi dy herë më shishe në kokë. Jam shumë e bindur se po të kisha lëvizur ai sigurisht se do të më mbyste. Është interesant se si nuk tentoi të arratiset, por vendosi të më sulmojë si dhe kolegun tij Hikin”, ka deklaruar policja angleze. /Telegrafi/