LAJMI I FUNDIT:

A mendoni se sauditët shpenzuan më shumë? Anglezët investuan tre herë më shumë para këtë verë

A mendoni se sauditët shpenzuan më shumë? Anglezët investuan tre herë më shumë para këtë verë

Edhe pse duket se klubet nga Arabia Saudite kanë shpenzuar më së shumti para këtë verë për transferime futbolli, kjo nuk është e vërtetë, por shpenzimet më të larta tradicionalisht shënohen në Ligën Premier.

Sauditët bënë një “bum” të vërtetë këtë verë në afat të transferimeve. Gjithçka nisi me Cristiano Ronaldon në fillim të vitit dhe më pas portugezi i famshëm mori shumë yje evropianë si Neymar Jr, Karim Benzema dhe Riyad Mahrez.


Por edhe pse duket se ata shpenzuan më shumë para, kjo nuk është e vërtetë, pasi ka shumë kampionate që shpenzuan disa herë më shumë.

Sauditët po themelojnë ligën e futbollit të njëjtë me NBA, UEFA është e pafuqishme për ta ndalur këtë
Lexo po ashtu Sauditët po themelojnë ligën e futbollit të njëjtë me NBA, UEFA është e pafuqishme për ta ndalur këtë

Sipas të dhënave të faqes së specializuar Transfermarkt, sauditët kanë shpenzuar 775 milionë euro për transferime deri në këtë moment të afatit kalimtar. Kaq mjafton për vendin e dytë në ligat kryesore për shpenzime këtë verë.

Shumë përpara është Liga Premier. Klubet nga niveli më elitar i futbollit anglez shpenzuan 2.19 miliardë euro për transferime. Tre herë më shumë se klubet nga Arabia Saudite.

Në vendin e tretë renditet Serie A me 732 milionë euro të shpenzuara për transferime, çka tregon se italianët dalëngadalë po rikuperohen nga problemet financiare në të cilat ndodheshin pothuajse të gjitha klubet.

Rrethi i pesë ligave të para sipas konsumit mbyllet nga Ligue 1 dhe Bundesliga që renditet në pozitat katër dhe pesë.

Interesant është fakti se La Liga është vetëm në vendin e gjashtë me 373 milionë euro të shpenzuara. Kjo është pakrahasueshëm më pak në krahasim me ligat në krye të futbollit evropian, me të cilët spanjollët luftojnë në mënyrë të barabartë prej vitesh.

Sigurisht që merkato nuk është mbyllur ende dhe afati kalimtar është ende në vazhdim, ndaj ka mundësi që të ketë ndryshime. Megjithatë, anglezët në krye të listës sigurisht që nuk do t’i arrijë askush këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori