LAJMI I FUNDIT:

“Mendoj që jo” – zëdhënësi i Zelenskyt pretendon se presidenti ukrainas nuk e konfirmoi rënien e Bakhmutit

“Mendoj që jo” – zëdhënësi i Zelenskyt pretendon se presidenti ukrainas nuk e konfirmoi rënien e Bakhmutit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, nuk e ka konfirmuar se forcat ruse kanë marrë nën kontroll qytetin e Bakhmutit në lindje të Ukrainës, ka bërë të ditur sot zëdhënësi i tij Serhiy Nikoforov.

Nikiforov shkroi në Facebook se, i pyetur nga një gazetar nëse ishte e vërtetë që rusët thanë se kishin kapur Bakhmutin, Zelensky u përgjigj: “Mendoj që jo”, transmeton Telegrafi.


“Në këtë mënyrë, presidenti mohoi se Bakhmuti është pushtuar”, pohoi Nikiforov, raporton Reuters.

Më parë, ajo agjenci britanike njoftoi se Zelensky, i pyetur nëse Bahmuti ishte ende nën kontrollin e Kievit, u përgjigj: “Mendoj që jo”.

Biden flet për pakon e re të mbështetjes ushtarake për Ukrainën
Lexo po ashtu Biden flet për pakon e re të mbështetjes ushtarake për Ukrainën

“Sot, Bakhmuti është vetëm në zemrat tona”, tha Zelensky, duke shtuar se “nuk ka asgjë atje”.

Agjencia amerikane Associated Press, raportoi gjithashtu se Zelensky konfirmoi se Rusia kishte marrë kontrollin e Bakhmut.

Siç raportohet nga AP në raportin e parë, Zelensky tha se besonte se Ukraina e kishte humbur atë qytet, por shtoi se “nuk ka mbetur asgjë atje” dhe se rusët “shkatërruan gjithçka”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit

Azia
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Imazhe që tregojnë se çfarë ka mbetur nga helikopteri i rrëzuar, në të cilin gjendej presidenti iranian

Imazhe që tregojnë se çfarë ka mbetur nga helikopteri i rrëzuar, në të cilin gjendej presidenti iranian

Azia
A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci

A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci

Evropa
Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?

Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?

Botë
Kalo në kategori