LAJMI I FUNDIT:

Mendoi se po filmon “topin e zjarrtë” duke fluturuar në drejtim të Tokës, ekspertët e NASA-s thonë se janë gjurmë aeroplani (Video)

Mendoi se po filmon “topin e zjarrtë” duke fluturuar në drejtim të Tokës, ekspertët e NASA-s thonë se janë gjurmë aeroplani (Video)

Fotografi amator Howard Gouwan, ka filmuar një top të zjarrtë duke fluturuar në drejtim të Tokës. Gouwan këtë skenë të pazakontë e ka filmuar në Holl Hill në Florida rreth orës 7 të mëngjesit, transmeton Telegrafi.

“Kurrë diçka të tillë nuk kisha parë më herët”, ka deklaruar fotografi që e postoi në rrjetet sociale duke pyetur të tjerët se çfarë mendojnë për këtë top të zjarrtë, transmeton Telegrafi.


Disa pretendonin se bëhej fjalë për meteor, kurse disa besonin se ishin jashtëtokësorë. Dhe pasi që videoja është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, është deklaruar edhe NASA.

“Bëhet fjalë për gjurmët e aeroplanit që nga lindja e diellit shndriste sikur të ishte zjarr. Dy linjat që shihen janë dëshmi e qartë”, kanë deklaruar ekspertët e NASA-s.

Gouwan ishte i kënaqur me këtë përgjigje: “Ishte shumë i madh, por këta në NASA janë shumë më të mençur se unë dhe e dinë për çfarë bëhej fjalë”, ka shtuar autori i videos. /Telegrafi/