LAJMI I FUNDIT:

Mendohet që gjyqtarëve në futboll t’iu lejohet që vendimet e marra në VAR tu kumtohen fansave direkt në ekranet gjigante apo me zë

Mendohet që gjyqtarëve në futboll t’iu lejohet që vendimet e marra në VAR tu kumtohen fansave direkt në ekranet gjigante apo me zë

Kur VAR u prezantua në futboll, ishte një iniciativë që do të përmirësonte lojën dhe gabimet.

Sidoqoftë, janë shkaktuar shumë më tepër telashe sesa sa është menduar. Duket se çdo javë VAR merr një vendim të diskutueshëm i cili shkakton zemërim të madh te tifozët.


Disa tifozë të futbollit tashmë kanë kërkuar që të largohet VAR nëse do të kishin mundësinë ata të vendosnin. Sigurisht, kjo nuk është ajo që duan ta bëjnë ligjvënësit e futbollit.

Në fillim të kësaj jave, kryetari i Bordit të Bordit të Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), Patrick Nelson tha që ata po shohin mundësinë për ndryshime për të mirë.

“Është ende një teknologji relativisht e re për lojën e futbollit”.

“Kriketi dhe ragbi e kanë pasur atë për një kohë të gjatë. Ne duhet të shohim të dhënat që kemi, nga eksperimentet e shumtë në të gjithë botën, dhe të shohim nëse ka ndonjë ndryshim në protokoll që duhet të bëjmë, për t’i bërë ato më të mirë për lojë në përgjithësi”, ka thënë Nelson për Sky Sports News.

Sipas Sky Sports, një mundësi që është aktualisht në diskutim është t’u lejohet gjyqtarëve të komunikojnë drejtpërdrejt me tifozët dhe të shpjegojnë vendimet e tyre.

Kjo mund të përfshijë, një moment ku tifozët do të dëgjojnë një shpjegim të shkurtër nga një gjyqtar që është në VAR. Tifozët do të jenë në gjendje të dëgjojnë zyrtarët e ndeshjes ndërsa janë në diskutim, por vendimi përfundimtar që merret do të shpjegohet.

Kjo do të ishte e ngjashme me atë që është bërë aktualisht në NFL (Liga e futbollit amerikan). Kjo do të eliminonte çdo konfuzion në lidhje me një vendim të diskutueshëm. Tashmë funksionon kaq mirë edhe në NFL, kështu që, pse të mos bëjmë të njëjtën gjë në futboll?

Lejimi i gjyqtarëve për të shpjeguar vendimet e tyre ka kuptim dhe duhet të futen në lojë sa më shpejt të jetë e mundur.

I të njëjtit mendim është edhe Arsene Wenger, i cili u emërua shef i ri i FIFA-s për Zhvillimin Global të Futbollit, gjithashtu do të dëshironte që çdo klub i Ligës Premier të ketë një ekran gjigant për të përcjellë informacione më të hollësishme në lidhje me vendimet e VAR.

“Për momentin, ju keni dy klube të mëdha [Manchester United dhe Liverpool] pa ekrane. Ky është një problem që duhet të zgjidhet edhe në të ardhmen”.

“Unë mendoj se VAR po funksionon shumë më mirë sesa ne mendojmë. Unë do të doja që vendimi të shpjegohej në ekran”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Liga e Kampionëve
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori