LAJMI I FUNDIT:

Menaxheri i futbollistëve, Raman Kiqe merr drejtimin e klubit të Lirisë për 10 vite

Menaxheri i futbollistëve, Raman Kiqe merr drejtimin e klubit të Lirisë për 10 vite

Klubi i futbollit Liria e Prizrenit ka zgjedhur çështjen e saj, pasi drejtimi i klubit i është besuar Rahman Kiqes.

Prizrenasit synojnë rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës, aktualisht janë në pozitën e dytë me 32 pikë pas 21 jave në Ligën e Parë të Kosovës , Grupi A.


Komisioni për dhënien në menaxhim të KF Liria, ka vendosur që Raman Kiqe-KA-Sportmanagment, të shpallet fitues. Kiqe njihet si menaxher futbolli, me njohje të rëndësishme në futbollin turk.

“Qemal Krasniqi, kryetar, njoftoi në emër të Komisionit për punën  e bërë deri më tash, procedurat dhe gjithë angazhimin për këtë proces, me ç’rast falënderoi edhe DKRS-në, për ndihmën e dhënë në këtë rast”.

“Vendimi u bë publik, sot në një konferencë shtypi, ku krahas anëtarëve të Komisionit, mori pjesë edhe z.Mirsad Çollaku, anëtar i KE të FFK-së dhe kryetar i LRF në Prizren”.

“Me dt.14.04.2022 në ndërtesën e Kuvendit Komunal, para anëtarëve të Komisionit të KF Liria, lidhur me Thirrjen Publike, dt.31.03.2022, ofertat i kanë paraqitur dy aplikuesit: z.Agim Buduri dhe z. Raman Kiqe”.

“Ata, kanë shprehur interesim në këtë Thirrje, për marrjen në pronësi e menaxhim të KF Liria. Prezantimi u bë një nga një, nga pjesëmarrësit në këtë Thirrje Publike, ku të njëjtit shpalosën programin dhjetë vjeçar (2022-2032), duke u përgjigjur edhe në pyetjet shtesë të anëtarëve të Komisionit, tha mes tjerash Qemal Krasniqi, në konferencën për shtyp”, thuhet në komunikatën e klubit.

Pas përfundimit të paraqitjeve të plan-programeve zhvillimore dhe atyre financiare, Komisioni 6-të anëtarësh vlerësoi në këtë mënyrë: 1. Agim Buduri 392 pikë dhe  2. Raman Kiqe 566 pikë.

“Pra, fitues u shpall Raman Kiqe – KA-Sportmanagment që mblodhi 566 pikë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori