LAJMI I FUNDIT:

Menaxheri e konfirmon se Berisha do të largohet nga Torino, por thotë se meriton të mbetet në Serie A

Menaxheri e konfirmon se Berisha do të largohet nga Torino, por thotë se meriton të mbetet në Serie A

Etrit Berisha pritet të largohet nga Torino gjatë afatit kalimtar të janarit.

Portieri shqiptar këtë edicion nuk ka pasur fare hapësira te Torino dhe largimi duket i pashmangshëm në janar.


Prishtinasi dëshiron një skuadër ku luan rregullisht pasi trajneri Ivan Juric po i beson më shumë Milenkovic-Savic në portë.

Menaxheri i Berishës, Federico Pastorello ka folur për të ardhmen e tij duke thënë fillimisht se afati kalimtar gjithmonë është i vështirë për gardianët.

“Afati kalimtar për portierët është shumë i vështirë, pasi një klub e merr një portier vetëm në momentin kur ka nevojë. Ndërkohë, në rastin e një mbrojtësi, mesfushori apo sulmuesi, një skuadër i merr edhe për të kompletuar grupin”.

“Kështu, situata për portierët është e ndryshme dhe rrallë ndodh që një klub të mos ketë një titullar fiks. Mendoj se nga ana teknike, Berisha meriton të luaj në Serie A”.

Tutje Pastorello ka thënë se janë befasuar nga sjellja e Torinos, pasi kanë pritur që Berisha të luante më shumë duke marrë parasysh ndeshjet shumë të mira të zhvilluara sezonin e kaluar.

“Duhet të theksoj se sjellja e Torinos na ka befasuar pasi sezonin e fundit Berisha luajti dhe bëri paraqitje pozitive e në këtë formë, priste që të kishte të paktën mundësinë për të rivalizuar për një fanellë titullari”.

“Kjo nuk ndodhi dhe po punojmë të gjejmë një mundësi tjetër, të shohim nëse do të gjejmë një klubi në Itali apo edhe jashtë”, deklaroi Pastorello. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori