LAJMI I FUNDIT:

Memushaj para ndeshjes me Turqinë: Duhet të përqendrohemi dhe të japim më të mirën, ta nisim me këmbën e mbarë

Memushaj para ndeshjes me Turqinë: Duhet të përqendrohemi dhe të japim më të mirën, ta nisim me këmbën e mbarë
Ledian Memushaj ndaj Skocisë (Foto: Ian MacNicol/Getty Images/Guliver)

Krahas Migjen Bashës, në konferencën për shtyp të ditës së sotme doli edhe mesfushori Kombëtares Shqiptare, Ledian Memushaj.

32-vjeçari po kalon një moment mjaft të mirë te Pescara, ndërsa kërkon që të njëjtat cilësi t’i vërë në dispozicion të kuqezinjve, për të marrë maksimumin në ndeshjet eliminatore të Euro 2020.


Jeni njeriu asist në Serinë B. Do të donit të bënit të njëjtën gjë edhe te Kombëtarja? Normalisht që po, por nuk jam i përqendruar te arritjet personale. Dua thjesht të angazhohem dhe të jap më të mirën, për të çuar sa më lart Kombëtaren”.

Shumica e lojtarëve kanë minuta në këmbë dhe janë në formë të mirë fizike. Sa e ndihmojnë Kombëtaren këto? Është gjë pozitive kur lojtarët kanë luajtur shumë dhe kanë formë të mirë fizike, por kemi edhe mungesa. Megjithatë ne duhet të përqendrohemi të japim më të mirën dhe ta nisim me këmbën e mbarë”.

Çfarë pritet ndryshe nga Liga e Kombeve, në këto eliminatore? Kemi bërë paraqitje të mira, por edhe negative, megjithatë duhet të shohim përpara, për të bërë mirë në këtë edicion që po starton”.

Sa i njihni kundërshtarët dhe kush mendoni se mund të na hapë më shumë punë? Andorrën e njoh shumë pak, kurse Turqinë e njohim të gjithë dhe e dimë që ka shumë cilësi. Calhanoglu është një emër që të gjithë e dinë se çfarë cilësish ka, por ne do të luajmë për fitore”.

Sa i kënaqur jeni me rikthimin e Sadikut? Më vjen mirë që është rikthyer, pasi ka kaluar një dëmtim shumë të rëndë, të cilin e kam përjetuar edhe vetë. Armandon e kam shok dhe e njoh mirë, por edhe Balaj kur ka qenë në fushë,ka bërë më të mirën, ndaj nuk përbën problem se kush e nis nga fillimi”.

“Panucci paralajmëroi një skuadër që kujdeset më shumë për aspektin mbrojtës. Sa mund të ndikojë kjo në paraqitjen tuaj? Unë kam luajtur edhe më herët i tërhequr dhe nuk besoj se do të jetë problem. Pavarësisht se zakonisht e nis më i avancuar, jam lojtari që vjen gjithmonë në ndihmë të mbrojtjes kur topin e ka kundërshtari”.

Si mund t’i marrim 6 pikë të plota me kundërshtarët e parë? Duhet të mendojmë fillimisht vetëm për Turqinë, që është një ndeshje shumë e vështirë, pastaj do të kemi dy ditë të mendojmë për Andorrën. I kemi mundur në miqësore, por këtu është ndryshe, ndaj duhet një impenjim edhe më i madh”. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori