LAJMI I FUNDIT:

Memolla thotë se konkurrenca po i motivon te Kombëtarja

Memolla thotë se konkurrenca po i motivon te Kombëtarja

Në krah të sulmuesit Kamberi, në konferencën për shtyp nga grumbullimi i kombëtares, sot u shfaq edhe mbrojtësi i majtë Hysen Memolla. Ky i fundit pranoi se është gati të kontribuojë për Kombëtaren dhe shtoi se mund të përshtatet mirë me skemat e Edi Rejës.

Sa e vështirë është të motivohesh kur nuk ke objektiva?


Ne kemi objektivat tona dhe ndonëse kemi thuajse zero shanse për kualifikim, sërish duam të japim maksimumin dhe të fitojmë. Pavarësisht kë kemi përpara, Francën apo Andorrën, ne duhet të japim maksimumin në fushë.

A jeni gati për të luajtur në këto dy ndeshje?

Vendimet i merr trajneri, por nëse vendos që unë të luaj, jam gati të bëj maksimumin për të ndihmuar shokët dhe skuadrën.

Ju tremb konkurrenca, pasi ka edhe dy lojtarë të tjerë në krahun e majtë?

Konkurrenca është shumë e mirë, pasi të motivon të japësh më shumë edhe në stërvitje dhe të ndihmon të zhvillohesh edhe më shumë. Sa më shumë të jemi, aq më shumë opsione ka trajneri dhe të tre që jemi këtë herë në grumbullim, jam i bindur që jemi gati të japim maksimumin.

Lenjani e Trashi kanë shënuar gol për kuqezinjtë. A mendoni se ndeshja me Andorrën është një shans i mirë që edhe ju të gjeni rrugën e rrjetës?

Të gjithë duam të shënojmë gol për kombëtaren, por unë më shumë jam i përqendruar më tepër të jap maksimumin. Më shumë më intereson fitorja e skuadrës, sesa goli im, por ideale do të ishte të shënoja dhe të fitonim.

A keni karakteristikat e duhura për të luajtur në krahun e majtë, në skemën 3-5-2 të Rejës?

Mendoj që mund të ndihem mirë, për karakteristikat që kam. Në stërvitje mendoj se e kam interpretuar mirë, por duhet të shohim në fushë. Kam provuar një skemë të tillë me Panuccin, por duhet të shoh si mund të përshtatem tani me Rejën, ndonëse mendoj se karakteristikat i kam. /ss/

Në trend Sport

Më shumë
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Kalo në kategori