LAJMI I FUNDIT:

Memli merr timonin e bujqësisë

Memli merr timonin e bujqësisë

Ministri i ri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Memli Krasniqi, sot pranoi detyrën e re nga ministri i deritashëm Blerand Stavileci.

Me këtë rast, ish-ministri Stavileci, e ka njoftuar për së afërmi ministrin e ri me punën e bërë deri më tani.
Ndërkaq, ministri i ri, Memli Krasniqi, premtoi se do të angazhohet që këtë sektor ta fuqizojë edhe më tej.


Ai përgëzoi Stavilecin për punën e bërë deri më tani dhe i uroi suksese për detyrën e re si ministër i Zhvillimit Ekonomik. /Telegrafi/