LAJMI I FUNDIT:

Memeti: I burgosuri është keqtrajtuar

Rasti me të burgosurin nga Tetova në burgun e Shtipit ka alarmuar institucionet të cilat dyshojnë se ai është keqtrajtuar dhe jo vet-lënduar siç besohet të ketë deklaruar 40-vjeçari nga fshati Nerasht i Tetovës. Rasti është raportuar të dielën, kur i burgosuri është dërguar në spitalin e Shtipit me hundë dhe brinjë të thyera, dhe mavijosje në të gjithë trupin e tij.

Inspektorët nga Drejtoria dhe përfaqësues të Avokatit të Popullit dje kanë qenë në burg dhe dyshojnë se ai është keqtrajtuar.


Memeti dyshon në dy skenarë. Ose e kanë rrahur të burgosurit e tjerë ose e kanë rrahur gardianët e burgut. Edhe pse burgu është nën video mbikëqyrje, megjithatë rasti nuk është i regjistruar, për shkak se siç deklaroi për Alsat M, drejtorja e Drejtorisë për Ekzekutimin e sanksioneve Lidija Gavriloska kamerat në atë moment nuk kanë punuar. Avokati i Popullit kërkon që Prokuroria publike të nisë hetim për këtë rast.

I burgosuri i lënduar nga Nerashti është i dënuar më shumë vepra penale, ndërsa dënimi i tij përfundon në shkurt të viti 2018. Ai nuk do të vendoset më në burgun e Shtipit. Për arsye sigurie do të transferohen në një burg tjetër./Telegrafi/