LAJMI I FUNDIT:

Memaj i Lirisë e përzë nga spitali futbollistin që e lëndoi

Memaj i Lirisë e përzë nga spitali futbollistin që e lëndoi

Gzim Rusi është shndërruar person ‘non-grata’ për Lirinë e Prizrenit. Sulmuesi i Gjilanit e kishte lënduar rëndë në sy futbollistin e Lirisë, Albin Memaj, gjatë ndeshjes ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Rusi kishte përdorur bërrylin dhe kishte goditur rivalin e tij, i cili përfundoi në spitalin rajonal të Gjilanit, ku vazhdon ende të marrë tretmanin mjekësor.


Përderisa Rusi pohon se goditja ka qenë e paqëllimshme, te Liria insistojnë se ajo ishte e qëllimshme dhe për më shumë, ankohen se kanë përjetuar ‘ferrin’ dje në Gjilan.

Albin Memaj vazhdon të mbetet në Spitalin e Gjilanit
Lexo po ashtu Albin Memaj vazhdon të mbetet në Spitalin e Gjilanit

Kjo ka acaruar prizrenasit sa që sot nuk e kanë lejuar Rusin që ta vizitojë Memajn në spital.

Gazetasheshi.com merr vesh se Rusi ka shkuar në spital t’i kërkojë falje Albin Memajt, teksa ky i fundit e ka kthyer mbrapshtë duke i thënë se nuk ke çfarë kërkon këtu. Mësohet se sot nuk është lejuar as kryesia e Gjilanit që ta vizitojë futbollistin e Lirisë.

Ndërkohë, Liria ka falënderuar stafin mjekësor për përkujdesjen maksimale ndaj futbollistit.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori