LAJMI I FUNDIT:

Mehaj bashkëbisedon me gjeneralin Clark për zhvillimet e fundit gjeopolitike në rajon

Mehaj bashkëbisedon me gjeneralin Clark për zhvillimet e fundit gjeopolitike në rajon

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar një takim virtual me gjeneralin Wesley Clark.

Mehaj ka thënë se me Clark ka biseduar për zhvillimet e fundit gjeopolitike në rajon, transmeton Telegrafi.


“Përgëzimet e Gjeneral Wesley Clark për sukseset tona janë inkurajim i madh dhe motivim i veçantë për të vazhduar edhe më fuqishëm drejtë synimeve tona. Krahas takimeve, prezantimeve e diskutimeve gjatë vizitës në SHBA, konsultimet me Gjeneral Clark janë shumë të rëndësishme në secilin angazhim. Në bashkëbisedimin e sotëm me të, diskutuam për zhvillimet e fundit gjeopolitike në rajon, me fokus në rolin e Kosovës në këto rrethana sfiduese për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë”, ka shkruar Mehaj.

Tutje, ministri thotë se “Gjeneral Clark më përgëzoi për spektrin e gjerë dhe të suksesshëm të angazhimeve tona, me theks në pjesëmarrjen tonë efektive në operacionin humanitar mbështetës të NATO-s për akomodimin e refugjatëve afganë të udhëhequr nga ushtria amerikane, si dhe përmbylljes me sukses të misionit të parë të FSK-së jashtë vendit”.

“Me gjeneral Clark u dakorduam për vazhdimin e konsultimeve të rregullta, në funksion të realizimit të qëllimeve dhe objektivave të mi strategjik. Gjeneral Clark edhe këtë herë shprehu përkrahjen e plotë dhe të pakursyer për mbështetje nga eksperienca profesionale dhe autoriteti i tij shumë i lartë, për Ministrinë e Mbrojtjes.

Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për Heroin tonë, Gjeneral Clark dhe të gjithë autoritetet vendim-marrëse amerikane për gjithçka që keni bërë dhe jeni duke bërë për Kosovën dhe botën demokratike! Kosova dhe populli i saj nuk harron mbështetjen tuaj, prandaj është dhe do të jetë gjithmonë përkrahë jush, si vendi dhe populli më proamerikan në botë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori