LAJMI I FUNDIT:

Meha: Haradinaj duhet t’i kërkojë falje popullit (Video)

Meha: Haradinaj duhet t’i kërkojë falje popullit (Video)

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Demarkacion, njëherësh edhe Kyeshef i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha, ka deklaruar në Tribuna Channel, se fyerjet që i janë bërë nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj le të mbesin në ndërgjegjen e tij.

Sipas tij, Haradinaj e ka mashtruar dhe ka vënë në lajthitje popullin e vendit.


Ai është i bindur se shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi është në bazë të dokumentacionit dhe se për këtë ndihet rehat sepse siç thotë ai dokumentacioni është në tavolinë.

Meha ka deklaruar se me shënimin e kësaj vije Kosova nuk ka humbur asgjë.

“Natyrisht që po mos të ishim të bindur dhe po të mos kishte dokumentacion askush nuk do të ndihej rehat, por rehat ndihet gjithmonë kur dokumentacioni është në tavolinë dhe është vërtetuar edhe nga komisionet ndërkombëtare, vendore e të tjerë”, ka thënë ai.