LAJMI I FUNDIT:

Meghan Markle në një rrëfim të sinqertë tregon sa e vështirë ka qenë dikur jeta për të

Meghan Markle në një rrëfim të sinqertë tregon sa e vështirë ka qenë dikur jeta për të

Dikur Meghan Markle postonte gjithçka në blogun e saj “The Tig”, i cili tashmë nuk ekziston. Që prej momentit që u bë pjesë e familjes mbretërore, iu desh të hiqte dorë nga rrjetet sociale

Megjithatë, mediet botërore kanë gërmuar shumë për të arritur të zbulojnë disa prej shkrimeve të dikurshme të dukeshës.


Nëse tani ajo nuk mund të shprehë publikisht çdo gjë në lidhje me ndjenjat e saj, dikur mund ta bënte.

Në një prej shkrimeve në blogun e saj, Meghan ka bërë një rrëfim të sinqertë për gjërat e vështira dhe mësimet që ka marrë në jetë.

Në shkrimin e bërë në vitin 2014, ditën kur ajo mbushi 33 vjeç, ajo ka treguar se të 20-at dhe adoleshenca e saj kanë qenë të tmerrshme.

Meghan në vitin 2009

“Jam 33 vjeç sot dhe jam e lumtur. Në fakt, të duhet kohë për të qenë e lumtur. Të 20-at e mia ishin të tmerrshme –një betejë e vazhdueshme me veten duke gjykuar peshën time, dëshirën për të qenë aq e këndshme, trendy apo e zgjuar sa të tjerët.

Adoleshenca ishte edhe më keq duke u munduar të përshtatesha me çdo gjë. Në shkollën time ishin të ndarë në grupe: të zezat, të bardhat, filipinet, latinet. Duke qenë biraciale, ndihesha diku në mes”, – është shprehur Meghan.

Meghan në vitin 2014

“Isha diku te 24 vjeç, kur gjatë një audicioni, dikush më tha ‘Duhet ta dish që je mjaftueshëm. Më pak grim dhe më shumë Meghan’.

Është e rëndësishme ta dini që jeni mjaftueshëm”, – ka treguar ajo duke dashur të theksojë se vajzat duhet ta gjejnë vlerën brenda tyre dhe jo te një mashkull apo diçka tjetër. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Kalo në kategori