LAJMI I FUNDIT:

Meghan Markle emërohet si anëtarja më inteligjente e Familjes Mbretërore

Meghan Markle emërohet si anëtarja më inteligjente e Familjes Mbretërore
Meghan Markle dhe Princi Harry (Foto: SAEED KHAN/Getty Images)

Meghan Markle sapo është kurorëzuar si “anëtarja më inteligjente e familjes mbretërore britanike”, sipas një studimi të ri të publikuar nga Oxford Royale.

Kompania e arsimit shikoi prejardhjen akademike të secilit anëtar të familjes, duke përdorur faktorë të matshëm si performanca e shkollës së mesme dhe vendi ku ata ndoqën kolegjin. Ky i fundit u vlerësua duke përdorur renditjen e universiteteve botërore QS, e cila vlerëson kolegjet bazuar në reputacionin e tyre akademik dhe raportin fakultet-student, shkruan Revista Marie Claire.


Markle u zhvendos në krye të klasifikimit falë diplomës së saj nga Universiteti Northwestern në Evanston, Illinois, i cili është renditur në vendin e 30-të në një listë prej 1,300 institucioneve në renditjen më të fundit botërore të QS. Ajo u diplomua në vitin 2003 me diplomë të dyfishtë në teatër dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Meghan Markle (Foto: Getty Images)

“Jeta si mbretërore nuk është gjithmonë një punë e lehtë dhe përfshin shumë ballafaqim me shqyrtimin e gjerë dhe jetën në qendër të vëmendjes së publikut, dhe forcat akademike të Meghan Markle e kanë pajisur atë në mënyrë të përkryer për këtë rol”, tha një zëdhënës i Oxford Royale për Daily Express.

“Ndërsa Duka dhe Dukesha e Sussex-it mund të kenë dhënë dorëheqjen nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore, ata kanë tërhequr interesin dhe vëmendjen e botës dhe dëshira e Meghan-it për të përdorur platformën e saj për të rritur ndërgjegjësimin mbi çështjet serioze botërore pasqyron inteligjencën, mendjen analitike dhe origjinën arsimore”.

Pas Meghan Markle ishte Kate Middleton në vendin e dytë dhe Princi William në vendin e tretë. Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ndoqën të dy Universitetin e St Andrew’s në Skoci (i renditur i 92-ti në renditjen botërore të QS), por Kate u rendit më lart se bashkëshorti i saj pasi e tejkaloi atë në provimet e nivelit A.

Meghan Markle (Foto: MEGA)

Kushërira e Will, Princesha Eugenie, zuri vendin e katërt. Ajo u diplomua në Universitetin e Newcastle (i 134-ti në renditje) në vitin 2012 me diplomë në letërsinë angleze dhe historinë e artit. Në krye të pesëshes është djali i Princeshës Anne, Peter Phillips, i cili ndoqi Universitetin e Exeter (i 149-ti në renditje) dhe u diplomua në shkencat sportive.

Mungon dukshëm në listën e Oxford Royale Princi Harry, i cili u përjashtua thjesht sepse nuk u diplomua kurrë nga një universitet. Por duke parë se ai ndoqi disa nga shkollat më prestigjioze të pavarura në Mbretërinë e Bashkuar (përfshirë Kolegjin Eton), është e sigurt të thuhet se ai ia ka dalë mirë në departamentin e arsimit.

Kjo është lista e plotë e mbretërorëve më inteligjentë:

1. Meghan Markle, Universiteti Northwestern
2. Kate Middleton, Universiteti i St Andrews
3. Princi William, Universiteti i St Andrews
4. Princesha Eugenie, Universiteti i Newcastle
5. Peter Phillips, Universiteti Exeter
6. Zara Tindall, Universiteti Exeter
7. Princesha Anne, Universiteti i Aberdeen
8. Lady Kitty Spencer, Universiteti i Cape Town, Shkolla Evropiane e Biznesit
9. Camilla Parker Bowles, Universiteti SOAS i Londrës
10. Princesha Beatrice, Goldsmiths, Universiteti i Londrës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori