Mediat e huaja për Dhurata Ahmetajn: Kjo është sozia e J.Lo (Foto/Video)

Kënga e re e Dhurata Ahmetajt, “Bone pa mu” dhe ngjashmëria e saj me Jennifer Lopez, ka bërë bujë jo vetëm të fansat e kosovares, por edhe të këngëtares amerikane.
Këngëtarja lirisht mund të quhet sozi e J.Lo.
Fansat e këngëtares janë duke bërë komente të shumta për Dhuratën dhe ngjashmërinë e saj me J.Lo, por nuk janë vetëm shqiptarët që e bëjnë këtë.
Tashmë edhe fansa të këngëtares amerikane kanë shkruar komente në faqen e saj duke i treguar ngjashmërinë që e ka ajo me këngëtaren shqiptare.
Përndryshe, kënga e re e Dhuratës ka marrë kritika pozitive nga fansat e saj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/07/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































