Mediat botërore shkruajnë për vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave
Qeveria e Kosovës të martën ndaloi prodhimin e kriptomonedhave në një përpjekje për të frenuar konsumin e energjisë elektrike, pasi vendi po përballet me krizën më të rëndë të energjisë në një dekadë për shkak të ndërprerjeve të prodhimit, shkruan NYPost.
“Të gjitha agjencitë ligjzbatuese do të ndalojnë prodhimin e këtij aktiviteti në bashkëpunim me institucionet e tjera relevante që do të identifikojnë lokacionet ku ka prodhim të kriptovalutave”, tha në një deklaratë ministrja e Ekonomisë dhe Energjetikës, Artane Rizvanolli.
Për shkak të çmimit të lirë të energjisë në Kosovë në vitet e fundit, shumë të rinj janë përfshirë në mihjen e e monedhave të tilla si bitcoin.
Përballë ndërprerjeve të termocentraleve me qymyrë dhe çmimeve të larta të importit, autoritetet u detyruan muajin e kaluar të prezantonin reduktimet e energjisë.
Çmimet evropiane të gazit u rritën me më shumë se 30 për qind të martën pasi furnizimet e ulëta nga Rusia rindezën shqetësimet për një krizë energjie ndërsa moti më i ftohtë po afrohet.
Në dhjetor, Kosova shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë, e cila do t’i lejojë qeverisë të ndajë më shumë para për importet e energjisë, të prezantojë më shumë ndërprerje të energjisë dhe masa më të ashpra.
Një person, i cili foli në kushte anonimiteti dhe që ka 40 GPU (Njësitë e Përpunimit Grafik), i tha Reuters se ai po paguante rreth 170 euro në muaj për energjinë elektrike dhe po merr rreth 2,400 euro në muaj fitim nga minierat.
Shfrytëzimi i monedhave ka qenë në rritje në veri të Kosovës, kryesisht të populluar nga serbë që nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe refuzojnë të paguajnë energjinë elektrike.
Vendi tani po importon më shumë se 40% të energjisë së tij të konsumuar me kërkesa të larta gjatë dimrit, kur njerëzit përdorin energjinë elektrike kryesisht për ngrohje.
Shifrat zyrtare tregojnë se Kosova ka rezervat e pesta më të mëdha të linjitit në botë prej 12-14 miliardë tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert