LAJMI I FUNDIT:

Medel fton Sanchezin te Interi

Medel fton Sanchezin te Interi

Gary Medel ka folur rreth një afrimi të mundshëm të Alexis Sanchezit te Interi.

Mesfushori me tipare mbrojtësi është pyetur nga mediat italiane në lidhje me një transferim të mundshëm të bashkëkombësit së tij, Sanchezit, te skuadra e Interit.


Sipas Medel, Sanchez është një lojtari i madh që të gjithë e njohin dhe e duan në skuadrën e tyre, por ai nuk e di se çfarë mendon sulmuesi i Arsenalit për të ardhmen.

Interi dridh Cityn me ofertën për Agueron
Lexo po ashtu Interi dridh Cityn me ofertën për Agueron

Megjithatë, ‘Pitbulli’ ka deklaruar se nëse ai do ta pyeste rreth Interit, do ti thoshte se nuk ka një klub tjetër si ky të uritur për fitore.

“Alexis është një lojtar që të gjithë e njohin. Ai është një nga ata sulmues që të gjitha klubet e mëdha e shikojnë atë”, ka thënë fillimisht Medel për Corriere dello Sport.

“Unë nuk e di se çfarë do të jetë e ardhmja e tij, por në qoftë se ai kërkon informacion mbi Interin, unë do të them se këtu kemi një skuadër të madhe, një trajner shumë të mirë dhe drejtorë të cilët janë të uritur për fitore. Ju nuk do të gjeni një projekt si ky diku tjetër”, transmeton Telegrafi.

“Pa Champions, Arsenalit do t’i ikin Sanchezi dhe Ozili”
Lexo po ashtu “Pa Champions, Arsenalit do t’i ikin Sanchezi dhe Ozili”

“Inter dëshiron që unë të qëndroj dhe unë nuk dua të largohem”, vazhdoi kiliani.

“Situata është shumë e thjeshtë. Agjenti im do të jetë në Itali pas ndeshjes [të dielën]. Ai do të takohet me përfaqësuesit e klubit dhe një marrëveshje duhet të jetë goxha e lehtë të gjendet”, përfundoi ish-futbollisti i Sevillës. /Telegrafi/

Sanchez dhe Medel janë shokë të mirë te kombëtarja kiliane

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori