LAJMI I FUNDIT:

Medaljone pule me kërpudha

Medaljone pule me kërpudha

Nevojiten:

▪ 2 copë mishi të bardhë pule
▪ 4 dcl shtalpë për zierje
▪ 300 gramë makarona sipas dëshirës
▪ 8 copë kërpudha
▪ 100 gramë kaçkavall
▪ 100 gramë gjalpë të kikirikit
▪ 5 lugë gjelle vaj
▪ erëza të përziera, kripë, piper i zi


Përgatitja:

1. Mishit të bardhë të pulës i hiqen eshtrat dhe pritet përgjysmë në mënyrë të tërthortë. Pastaj mishi pritet edhe një herë përgjysmë, në mënyrë të tërthortë, kështu që në fund fitohen 4 copë të mëdha.

2. Copat e përgatitura të mishit tëhollohen me çekan druri dhe mishit i hedhen erëza, kripë e piper i zi sipas shijes.

3. Bishtat ndahen nga kapelat e kërpudhave.

4. Në njërin skaj të filetës së mishit të pulës vendoset një kapelë kërpudhe në të cilën vendoset një kube kaçkavall dhe e tërë kjo mbulohet me pjesën tjetër të filetës së mishit të pulës, në mënyrë që të marrë formën e medaljonit. Nga harxhi tjetër punohen edhe shtatë medaljone.

5. Medaljonet fërgohen në vaj të nxehtë, derisa të skuqen, e pastaj kthehen në anën tjetër. Medaljonet e fërguara hiqen nga yndyra dhe lihen në vend të ngrohtë.

6. Në yndyrën ku është fërguar mishi shkrihet gjalpi i kikirikut, derdhet aty shtalpa për zierje, shtohen erëza, kripë e piper i zi sipas shijes dhe fërgohen pakëz. Në këtë salcë kthehen medaljonet dhe të gjitha zihen bashkë 5 minuta në temperaturë mesatare.

7. Makaronat zihen në ujë me kripë dhe shërbehen si garnir me ushqimin e përgatitur. /Telegrafi/