Dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u lënduan rëndë kur një makinë u përplas me një turmë njerëzish në qendër të qytetit lindor gjerman të Leipzigut të hënën, raportoi transmetuesi lokal MDR, duke cituar policinë.

Policia e Leipzigut konfirmoi për Reuters se kishte të lënduar nga një burrë që drejtonte makinën, por nuk mundi të jepte më shumë detaje, transmeton Telegrafi.


Një Volksëagen SUV i dëmtuar me një person sipër automjetit u pa duke kaluar me shpejtësi nëpër një zonë për këmbësorë, raportoi transmetuesi lokal Radio Leipzig.

Transmetuesi citoi dëshmitarë okularë të kenë thënë se kishte disa trupa të mbuluar me çarçafë, si dhe një therje me thikë.


"Një makinë goditi disa persona në rrugën Grimmaische dhe iku nga vendi i ngjarjes. Shoferi është arrestuar dhe nuk përbën më asnjë rrezik", tha policia në një postim në X. /Telegrafi/