ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Arrestohet një person (shtetas turk) me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Mali i Zi dhe Turqia.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në datat 09.11.2018-30.08.2022, në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.


Siç thuhet në raporti i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 09.11.2018-30.08.2022-NN. Në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Mali i Zi dhe Turqia është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull turk shtetas i Turqisë dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/